Komuna e Obiliqit përkrah bizneset që janë përballur me vështirësi gjatë pandemisë Covid-19

Prishtinë | 23 Tet 2020 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, sot ka mbajtur takim me përfaqësuesit e bizneseve të vogla, të mesme dhe gastronomitë që operojnë në komunën e Obiliqit.

Në këtë takim ai njoftoi të pranishmit me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me Programin e rimëkëmbjes ekonomike, nga i cili komuna e Obiliqit ka përfituar 290,530.18€. Këto mjete janë dedikuar për sektorët më të prekura nga pandemia Covid-19: shëndetësia, bujqësia dhe ekonomia.

Për të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme, individuale dhe gastronomitë, komuna e Obiliqit ka ndarë 130.000.00€, ndërsa për sektorin e bujqësisë 70,580.00€, në total 200,580.00€.

Në kuadër të këtij programi për rimëkëmbje, komuna e Obiliqit ka ndarë vlerën prej 90,000.00€ për sektorin e shëndetësisë të dedikuara për testime serologjike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme