Komuna e Pejës fillon e para me prokurimin elektronik

Pejë | 23 Jan 2017 | 10:31 | Nga

Zyra e Prokurimit e Komunës së Pejës ka nisur të tenderojë projektet përmes sistemit të ri të prokurimit elektronik, i cili sivjet ka nisur të praktikohet edhe nga nivelet lokale, pasi ky program është testuar me sukses vitin e kaluar si pilotprojekt nga disa ministri të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kemi nisur prej pas vitit të ri zhvillimin e procedurave të prokurimit përmes sistemit elektronik. Jemi komuna e parë në Kosovë që ka filluar të përdorë formën e re të tenderimeve të projekteve në mënyrë elektronike. Një projekt e kemi tenderuar dhe dy të tjerë janë në pritje të publikohen në faqen e KRPP-së”, thotë menaxheri i Zyrës së Prokurimit në Pejë, Xhemë Berisha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme