Komuna e Pejës po vlerëson dëmet nga erërat, nuk premton kompensim

Pejë | 18 Jan 2018 | 13:02 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Pejës është duke pritur vlerësimin e komisionit në mënyrë që të ketë të dhëna të sakta lidhur me dëmet që kanë shkaktuar erërat mbrëmë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i kësaj komune Gazmend Muhaxheri për EO tha se dëmet kryesisht janë nëpër fshatra veçanërisht në fshatin Novosellë.

Sipas tij, erërat e mbrëmshme nuk kanë dëmtuar shkollat dhe institucionet e tjera publike.

Lidhur me kompensimin e dëmeve të shkaktuara Muhaxheri tha se do të jetë e vështirë që të bëhet nga buxheti komunës.

Mirëpo nëse dëmet nuk janë të mëdha atëherë do të shohin edhe mundësitë e kompensimit nga komuna edhe pse sipas tij në raste të tilla komunat e dëmtuara ndihmohen nga qeveria.

Mbrëmë për shkak të erërave të forta është raportuar për disa dëme materiale në këtë komunë mirëpo edhe në disa komuna të tjera.

Të ngjashme