Komuna e Prishtinës dhe organizata TIKA kanë organizuar shpërndarjen e 370 pakove ushqimore për familjet në nevojë në këtë kohë pandemie, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Komunës se Prishtinës, Shpend Ahmeti, njoftoi se 300 pako do të ndahen për rastet sociale dhe 70 pako për komunitetin turk.
Ahmeti theksoi se këto pako përmbajnë produktet bazike që i nevojiten qytetarëve më së shumti.
Mes tjerash, tha ai se Komuna e Prishtinës është shembull në luftimin e pandemisë, duke mos marrë parasysh ndasitë politike.
“Turqia si shtet dhe TIKA si organizatë vazhdimisht na kanë ndihmuar dhe sot na gjinden kur jemi më se vështiri. Në kohë të vështira dihen miqtë e vështirë”.
“300 të rastet sociale dhe 70 të rastet e minoritetit. Këto pako përmbajnë miell, vaj, produkte bazike, të cilat qytetarëve i nevojiten me se shumti. Do të shpërndahen nga vullnetaret dhe asamblistët. Komuna është bërë shembull edhe për mos ndasi politike në luftimin e virusit”, tha Ahmeti.
Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar, bëri të ditur se Turqia ka ndihmuar të gjitha vendet e Ballkanit. Siç tha ai Turqia është shtet solidar për miqtë e tij.
“Kosova është një shtet që jemi në solidaritet edhe para luftës se virusit. Në këtë kohë pandemie na ka treguar te gjithëve se si jemi solidar. Me thirrjen e presidentit kemi filluar një kampanjë ‘I mjaftojmë njëri tjetrit’. Po vazhdojmë të tregojmë solidaritet edhe jashtë kufijeve. Kemi dërguar ndihma për gjitha shtetet e Ballkanit”, tha ai.