Komuna e Prishtinës mban konferencë për situatën në ndërmarrjen “Pastrimi”

Prishtinë | 31 Gus 2026 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës do të mbajnë sot konferencë për media lidhur me Ndërmarrjen Publike “Pastrimi” dhe menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.

Në konferencë do të marrin pjesë nënkryetarët e Kryeqytetit, Florian Dushi dhe Besianë Musmurati, të cilët do të prezantojnë hapat dhe zgjidhjet e propozuara për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë.

“Ju ftojmë që sot, në ora 11:30, të merrni pjesë në konferencën për media lidhur me Ndërmarrjen Publike “Pastrimi”.

Në konferencë do të jenë të pranishëm nënkryetarët e Kryeqytetit, Florian Dushi dhe Besianë Musmurati, të cilët do të prezantojnë hapat dhe zgjidhjet e propozuara për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në Kryeqytet.”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme