Komuna e Prishtinës me kontrata të hapura për të gjithë qytetarët

Prishtinë | 15 Gus 2018 | 12:27 | Nga Tirana Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës ka prezantuar platformën e re digjitale “Kontratat e hapura”, në kuadër të transparencës komunale.

Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, tha se me këtë platformë do të mundësohet që të gjitha kontratat të shihen online nga qytetarët, raporton Ekonomia Online.

“Qëllimi jonë së pari ka qenë ta përmirësojmë menaxhimin e brendshëm dhe kontratave. Pra po flasim se në vit arrijmë shifrën gati 30 milionë euro në kontrata të ndryshme që na bën organizata buxhetore më të mëdha dhe qëllimi i dytë ka qenë ta bëjmë një shembull për Kosovën ta vendosim një standard të ri të transparencës. Të gjithë personat publikë e kanë për detyrë t’u tregojnë qytetarëve se ku shpenzohen paratë publike”.

“Një pjesë të këtij softueri e publikojmë tash për qytetarët dhe tash e kemi një softuer në të cilin secili qytetar mund të hyjë dhe ta shoh secilën kontratë. Kjo është e mirë edhe për gazetarët, të cilët tash mund të shohin online kontratat dhe të shohin sa zgjasin e kur përfundojnë”, tha Ahmeti.

James Mugaju, nga UNICEF Kosova, tha se kjo nismë e komunës së Prishtinës është hap i rëndësishëm për transparencën.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, tha se kryeqyteti do të jetë garues në gara ndërkombëtare me transparencë, raporton EO.

“Jemi duke e vendosur një standard të lartë për transparencë, para tri viteve startuam me Prishtinën dixhitale, ku kemi pasur mundësi m’i pa shpenzimet e të gjitha qeverive në kuadër të qeverive lokale e ngritën atë nivel të jepen data me platformë të jashtëzakonshme që është shërby në Open Data Words”.

“Kryeqyteti i Prishtinës do të jetë garues në gara ndërkombëtare nëpër kryeqytetin më transparent në gara gjatë muajit shtator do ta marrim vesh se a jemi transparent”.

Nënkryetari Nushi bëri të ditur se platforma i ka dy module.

“Platforma përmban dy module: moduli menaxher që përdoret nga ne që publiku nuk e sheh, ne diskutojmë dhe ndoshta edhe ndërpresim kontrata”.

“Dhe moduli tjetër për publikun nuk është prokurim, por është modul i kapshëm për qytetarë, vizualizimi i të dhënave, kyçje në kontrata, buxhetin e paraparë, pra është platformë integruese në vetvete”.

Blerta Thaçi, drejtoreshë e organizatës joqeveritare “Open Data Kosovo” tha se ky projekt ka filluar nga prilli i këtij viti në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, një platformë që ka bazën e të dhënave të kontratave të hapura.

Platforma “Kontratat e Hapura” është projekt i realizuar nga Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosovo, mbështetur nga UNICEF-i dhe ADA. Hapat e parë drejt këtij niveli të transparencës ishin Prishtina Digjitale, Platforma Digjitale për Participim Publik dhe Prishtina Open Data.

Të ngjashme