Komuna e Prishtinës me një njoftim të rëndësishëm për faturat e tatimit në pronë

Prishtinë | 17 Mar 2022 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët e Prishtinës, janë ankuar se iu janë fryrë faturat e tatimit në pronë. Me këtë rast, Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se qytetarët mund të bëjnë ankesë për korrigjim.

Ankesa pranohet deri më datë 31 mars të këtij viti.

“Njoftohen tatimpaguesit e Komunës së Prishtinës, se shpërndarja e faturave të tatimit në pronë ka filluar përmes shërbimit postar. Nëse mendoni se fatura e tatimit në pronë apo certifikata e vlerës është e pasaktë, ju mund të parashtroni ankesë apo kërkesë për korrigjim. Afati për parashtrimin e ankesës është 31 mars të këtij viti”.

Të ngjashme