Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka nënshkruar urdhëresë që për 1 Maj, të ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit në drejtim të parkut “Gërmia”. Ndërsa, qarkullimi do të jetë i lejuar për autobusët e linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjetet e Policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të NPL “Gjelbër”, të KRM “Pastrimi”, […]
Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e automjeteve në parkun e Gërmisë për ditën e sotme

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka nënshkruar urdhëresë që për 1 Maj, të ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit në drejtim të parkut “Gërmia”.
Ndërsa, qarkullimi do të jetë i lejuar për autobusët e linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjetet e Policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të NPL “Gjelbër”, të KRM “Pastrimi”, të Drejtorisë së Inspektoratit dhe automjetet emergjente.
Kurse, linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali.











