Komuna e Prishtinës ndërton pjerrinat për personat me nevoja të veçanta

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 12:40 | Nga

Kanë përfunduar ndërtimi i tri pjerrina për personat me nevoja të veçanta, dy prej tyre janë ndërtuar në lagjen Bregu i Diellit dhe një tek shkolla “Asim Vokshi”.

Njoftimin për përfundimin e punimeve e ka bërë të ditur komuna e Prishtinës në të cilin thuhet se janë të përkushtuar në identifikimin e hapësirave të tjera të nevojshme në mënyrë që ofrohen lehtësira për qasje në objekte për personat me nevoja të veçanta.

“Komuna e Prishtinës në vazhdimësi është angazhuar që t’i identifikojë rastet e personave me nevoja të veçanta, ashtu që të punohet për lehtësimin e qasjes si në institucionet komunale, ashtu edhe në banesat e tyre.Punimet kanë përfunduar për 60 ditë, sipas afatit të kontratës, dhe tani pjerrinat janë në dispozicion të personave që kanë nevojë për to”.

Punimet për ndërtimin e këtyre pjerrinave kanë filluar nëntor të vitit të kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme