Për herë të dyta radhazi, Komuna e Prishtinës kualifikohet në finalen e madhe të Albanian ICT Awards në kategorinë Shërbimi Publik më i mirë. Në të njëjtën kategori, vitin e kaluar morëm çmimin e parë me projektin “E-Kiosku”, kurse kësaj radhe hyjmë me Platformën Digjitale për Participim Publik.
Është hera e pare që një institucion publik për dy vite radhazi vlerësohet maksimalisht për shërbimet që ia ofron qytetarëve të vetë. Kualifikimi në finale edhe këtë herë, mes tre të nominuarve, tregon vazhdimësi në orientimin tonë për të ofruar shërbime sa më kualitative.
Zbatimi i këtij projekti është mundësuar me ndihmën e Departamentit të demokratizimit të misionit të OSBE-së në Kosovë, dhe është realizuar teknikisht nga kompania vendore APPDEC. Gala mbrëmja e Edicionit të pestë të Albanian ICT Awards organizohet sonte, në Hotel Sheraton në Tiranë.