Komuna e Prishtinës pro varrezave të protestantëve

Prishtinë | 21 Pri 2017 | 11:39 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës është kundër vendimit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të anulimit për përcaktimin e lokacionit për varrezat e komunitetit protestant.

Me 28 vota kundër dhe 4 pro Kuvendi Komunal i Prishtinës sot ka vendosur që të mos bëhet anulimi i vendimit për përcaktimin e lokacionit për varrezat e komunitetit protestant, raporton Ekonomia Online.

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës ishin kundër vendimit për refuzim nga MMPH-ja pasi ata thanë që ky vendim i ministrisë kishte ardhur me vonesë. Ata përkrahën iniciativën e kryetarit Shpend Ahmeti që ky vendim për varrezat e komunitetit protestant të qëndroj në fuqi dhe të jetë i zbatueshëm.

Kryetari Shpend Ahmeti, ka thënë se për gjendjen e varrezave të protestantëve e kanë për obligim që të gjendet vendi i tyre.

“Gjendja e varrezave është obligative që të gjendet vendi i tyre. Ne njëherë e kemi kaluar këtë vendim, por që ministria me një përgjigje të vonuar na ka anuluar këtë vendim tonin”, ka thënë Ahmeti.

Agim Gashi shef i grupit parlamentar të LDK-së ka përkrahur iniciativën e Ahmetit duke thënë se ai vendim është i plotë-fuqizuar dhe nuk ka nevojë që të votojmë për anulim të vendimit.

“Ai vendim është i plotfuqishëm, kështu që më duket e panevojshme që të votohet anulimi i atij vendimi. Ligjet janë për me u respektu dhe kjo duhet të ndodh. Nuk ka pasur nevojë që përgjigja nga ministria të vjen me aq shumë ditë vonese”, ka thënë Gashi.

Edhe asamblisti nga PDK-ja, Lirak Çelaj ka thënë se të gjithë janë pro vendimit të parë të cilët e kanë votuar më shumë se gjysma e asamblistëve.

“Ne e kemi votuar këtë përcaktim të lokacionit për këto varreza sepse së pari kjo është pjesë e të drejtave të njeriut. Ne jemi pro këtij vendimi dhe besoj që të gjithë mendojnë njësoj”, ka thënë Çela.

Përkrahje kishte edhe nga asamblistët e LVV-së, ku Ylli Hoxha tha se nëse ministria në të vërtetë kishte dashur të anulojë këtë vendim e kish dërguar përgjigjen me kohë.

Të ngjashme