Komuna e Prishtinës, ka prezantuar një pjesë të dokumenteve të historisë shekullore të qytetit të Prishtinës nga thesari i Arkivit të Perandorisë Osmane.
Muhedin Nushi, drejtor i Administratës në Komunën e Prishtinës, ka thënë se kemi arritur të marrim dokumentet te gjitha që kanë të bëjnë me komunën e Prishtinës të cilat deri me tash ishin pjesë e arkivit te perandorisë Osmane, raporton Ekonomia Online.
“Të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me komunë e Prishtinës kemi marrë nga arkivi i Perandorisë Otomane në Stamboll. Kemi pasur 36 dosje arkivore me gjithsej 169 fletë. Këto dokumente janë nga 1322 deri në 1912. Të gjitha këto dokumente nuk kanë vlerë financiare, por kanë vlerë historike për Komunën tonë në përgjithësi. 9817 dokumente janë marr por ky nuk është numri përfundimtar sepse arkivi në Turqi është duke u digjitalizuar ende”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se të gjitha ardhjet e tjera të dokumenteve do të organizohen nga arkivi komunal i Prishtinës.
Besart Vllahinja drejtor i kulturës ka thënë investimi në resurset humane është shumë i rëndësishëm.
“Është e rëndësishme të mbështesim programe studimi për studentët të cilët kanë objekt studimi osmanishten. Pjesa më e madhe e materialeve janë administrative përbërja e historisë që ato i kanë janë shumë interesante të merren si objekt studimi”, ka thënë ai.