Komuna e Prishtinës sqarohet se çfarë po ndodhë me E-kiosqet dhe radhët e gjata në sportele

Prishtinë | 19 Pri 2022 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka sqaruar se mosfunksionimi i E-kiosqeve është një problem me të cilin nuk po përballet vetëm Prishtina, por i gjithë vendi.

Sipas njoftimit të komunës, ky mosfunksionim vjen si rezultat i disa ndryshimeve që janë bërë në certifikata nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Po ashtu, për arsye të sigurimit të të dhënave në sistemin elektronik, jemi duke pasur edhe ndërprerje të njëpasnjëshme të sistemit në periudha të ndryshme kohore, gjë kjo që po i shkakton edhe radhët e gjata të pritjes në sportelet e Komunës.”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje nga Komuna e Prishtinës kërkuan mirëkuptim nga ana e qytetarëve deri në zgjidhjen e këtij problemi.

“Kërkojmë mirëkuptim nga ana e qytetarëve deri në zgjidhjen e këtij problemi, duke marrë parasysh se Komuna nuk ka kompetencë të ndërmarrë ndonjë veprim konkret, veçse të vazhdojë ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve brenda Komunës së Prishtinës.

Të ngjashme