Komuna e Rahovecit dhe DEMOS bashkëfinancojnë projekte gjatë 2017-ës

Prishtinë | 28 Dhj 2016 | 13:11 | Nga

Komuna e Rahovecit dhe Projekti zviceran DEMOS kanë nënshkruar kontratën për bashkëfinancimin e projektit  për “Rregullimin e trotuarit në rrugën e UÇK-së (krahu i majtë) në qytetin e Rahovecit- faza e tretë”.

Si përfitues i grandit, kontrata është nënshkruar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit, kurse nga  Programi për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave ( DEMOS), i financuar nga  Qeveria Zvicerane dhe zbatuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation, Fondacioni Zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim  kontrata është nënshkruar nga Ertan Munoglu, zëvendës Menaxher i Projektit DEMOS.

Gjatësia e përgjithshme e projektit të përzgjedhur nga ane e Komunës dhe që ka të bëjë me “Rregullimin e trotuarit në rrugën e UÇK-së (krahu i majtë) në qytetin e Rahovecit- faza e tretë” është 2 mijë e 150 metra.

DEMOS bazuar nga grandi e fituar nga Komuna do të financoj me 89 mijë e 100 euro, kurse pjesa tjetër do të financohet nga buxheti i Komunës së Rahovecit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme