Edhe Komunën e Rahovecit është përfshirë nga reshjet e mëdha të shiut të rënë gjatë ditës së hënë dhe që në disa vendbanime ka pasur edhe vërshime. Pas kërkesave që kanë ardhur nga qytetarët, zyrtarët kompetent komunal kanë dal në teren.
Me të parë situatën krijuar është kërkuar nga operatori i kontraktuar nga Komuna për intervenime emergjente, që të bëjë debllokimi e urave dhe pastrimin e proçkave në mënyrë që të mos ketë rrezik nga vërshimet.
Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike thotë se pas pranimit të kërkesave nga ana e qytetarëve, kemi dal në teren dhe kemi intervenuar në vendet ku është kërkuar. Intervenimet janë bërë përmes operatorit, që është i kontraktuar për intervenime emergjente dhe nga kjo mund të them se kemi evituar vërshimet në disa vendbanime.
“Në këtë drejtim jemi duke punuar edhe më tutje, në mënyrë që qytetarët të mos të jenë të rrezikuar nga vërshimet, pasi që në vazhdimësi jemi duke bërë pastrimin e proçkave dhe urave, një gjë e tillë është bërë dje në rrugën Polluzhë-Sarosh”, shton drejtori Krasniqi.