Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “Javës së heronjëve dhe dëshmorëve të komunës së Rahovecit”, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga Ervin Hoxha, drejtor i DKRS-së dhe Vajdin Berisha, kryetari i OVL e UÇK-së, në Rahovec kanë vizituar kompleksin përkujtimor në vendin e quajtur “Gradish”, që gjendet në mes të fshatrave Xërxe dhe Gexhe, transmeton Ekonomia Online.
Gjatë kësaj vizite, Kryetari Latifi dhe zyrtarët tjerë që ishin në vizitë, kanë mbjellë 12 drunjë dekorativ në këtë kompleks përkujtimor.