Në batë të nenit 68, paragrafi 1 të Ligjit për Vetëqeverisje lokale Nr.03/L-040, në bazë të neneve 23,25 dhe 25 të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr.1005, i datës: 29.03.2019, nenit 7 te Rregullores Komunale për Transparencë Nr.03/2019, Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, organizon:
DEBAT PUBLIK
Njoftohen banorët e fshatit Opterushë dhe fshatrave përreth se me datë: 21/01/2020 (e Martë) , duke filluar nga ora 17:00, do të organizohet debat publik.
Debati publik me banorët e fshatit Opterushë dhe fshatrave përreth organizohet për temë diskutimi do të ketë krijimi i Zonës Ekonomike me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj me Nr.03/52, datë: 22/06/2018.
Debati do të mbahet në objektin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Lidhja e Prizrenit”, në fshatin Opterushë.