Kryetari Kastrati mori pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore në Vërmicë

Prishtinë | 12 Pri 2025 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, më 12 prill mori pjesë në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore në fshatin Vërmicë, në nderim të dëshmorit Bajram Gashi dhe martirëve të tjerë të rënë gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Në prani të përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta, institucioneve lokale dhe banorëve të shumtë, kryetari Kastrati vlerësoi lartë sakrificën dhe kontributin e komunitetit, duke theksuar se kjo pllakë do të shërbejë si dëshmi për brezat e ardhshëm.

Ai gjithashtu falënderoi banorët për mikpritjen dhe ndihmën e dhënë gjatë luftës.

Të ngjashme