Komuna e Rahovecit shpallë konkurs për kopshtin më të rregulluar

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e 5 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit(UPMM) në komunën e Rahovecit shpall konkurs publik për:

1.Kopshtin më të rregulluar dhe llojshmëritë të florës;

2.Ballonin më të pastër dhe të pasur me lule;

3.Rruga më e pastër dhe ekologjike.

Të drejtë konkurrimi kanë qytetarët e komunës së Rahovecit, të cilët mendojnë se i plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e këtij projekti ekologjik.

Të interesuarit për aplikim duhet të aplikojnë me shkrim dhe foto të objekti, rrugës dhe kopshtit.

Aplikacionet dorëzohen në Sektorin e Mjedisit në drejtorinë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Fituesi do të shpërblehet me dhurata modeste nga ana e drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Konkursi mbetet i hapur në publik në uebfaqen zyrtare të komunës së Rahovecit, nga data 22 Maj 2020 deri  me  4 Qershor 2020.

Ceremonia e ndarjes së dhuratave do të organizohet me 5 Qershor në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme