Komuna e Rahovecit shqyrton disa propozime buxhetore

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Nën kryesimin e kryesuesit të Komitetit për Politikë dhe Financa Afrim Dina, në prani të nënkryetarit të komunës, Fatmir Iska, anëtarëve të KPF-së, drejtorëve të Drejtorive Komunale, dhe Sead Raba përfaqësues i OSBE-së, sot u mbajt mbledhja e nëntë e rregullt  e Komitetit për Politikë dhe Financa, në Komunës së Rahovecit për vitin 2019.

Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së, për mbledhjen e radhës së kuvendit komunal u rekomanduan këto pika: Shqyrtimi i Propozim vendimit për Ridestinimin e mjeteve të mbetura nga buxheti i vitit 2019, Shqyrtimi i Propozim Vendimit të Kryetarit të Komunës për Këmbimin e pronës Komunale me sipërfaqe prej 11000 m2, Shqyrtimi i Propozim Vendimit të Kryetarit të Komunës për Këmbimin e pronës Komunale me sipërfaqe prej 25099 m2, Shqyrtimi i Propozim Buxhetit si dhe KAB-it për vitin 2020-2022, Shqyrtimi i Planit Strategjik Komunal për Kujdesin Parësor Shëndetësor në Rahovec 2020-2024.

Në vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/procesverbalet/ekstraktet-e-procesverbaleve-te-komitetit-per-politike-dhe-financa/ , mund ti gjeni procesverbalet nga mbledhjet e kaluara.

Të ngjashme