Komuna e Skenderajt miraton buxhetin për vitin 2021

Skenderaj | 29 Sht 2020 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Të martën në Kuvendin e Komunal të Skenderajt është miratuar projekt buxheti i komunës për vitin 2021.

Me buxhetin e vitit 2021 do të arrihen të përfundohen shumë projekte kapitale, qe janë  në realizim e sipër si dhe do të filloj realizimi i 58 projekteve të reja në shumë fusha e përmes të cilave do të rritet niveli i mirëqenies së qytetarëve të komunës.

Po ashtu do të bëhen investime në ujësjellës, kanalizim, rrugë, trotuar, ndriçim, mjedis, parqe, shërbime shëndetësore efikase, kushte më të mira të shkollimit, përkrahje për biznese dhe start-up, mbështetje për rini, kulturë e sport e investime tjera që do të përmirësojnë jetën e qytetareve në të gjitha sferat.

Me këtë buxhet të miratuar, në vitin 2021, do të sigurohet ujë të pijshëm edhe për 10 fshatra tjera pas 10 atyre që janë bërë me ujë të pijshëm këtë vit dhe kështu do të arrihet që në shumicën e fshatrave të këtë ujë të pijshëm për qytetarët tonë.

“Do të vazhdojmë me investime ne bujqësi, përmes përkrahjes së fermerëve me grante, bashkë edhe me donatorët, me projekte në shëndetësi përmes dyfishimit të buxhetit për këtë kategori, përkrahje për studentë dhe kushte më të mira për nxënësit, menaxhim të mbeturinave dhe rritje të zonave të gjelbërta dhe mirëmbajtje të atyre ekzistuese, zgjerim të rrjetit të kanalizimit etj”, u shpreh Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Tutje Kryetari Jashari tha se pavarësisht sfidave që janë para nesh angazhimi jonë nuk do të ndalet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme