Komuna e Suharekës e bën me banesë familjen e dëshmorit Xhavit Sylaj

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Bashkëshortja e dëshmorit Xhavit Sylaj dhe djali i tij Jahiri, sot janë ndier të emocionuar derisa kanë pranuar çelsat e banesës që iu është ndarë kësaj familje.

Ata deri më tash nuk e kanë pasur të zgjidhur çështjen e banimit dhe kanë jetuar në kushte jo të mira.

Nga sot kjo familje do të jetojë në banesën e tyre, të cilën sot ia ka dhuruar kryetari i Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj.

Familja e dëshmorit Xhavit Sylaj, kanë falenderuar kryetarin e Komunës dhe kanë uruar që të gjitha familjet e dëshmorëve të kenë fatin e tyre.  

Banesa të ngjajshme për familjet e dëshmorëve, Komuna do të ndaj edhe në vazhdim, derisa të zgjidhet plotësisht çështja e banimit për familjët që  burrat, djemtë dhe vajzat e tyre ia falën lirisë së Kosovës.

Fotografia e Bali Muharremaj
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme