Komuna e Vushtrrisë edhe këtë vit subvencionon të rinjtë që përfundojnë me sukses aftësimin profesional

Prishtinë | 13 Mar 2024 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka ofruar përkrahjen e radhës për rininë e kësaj komune.

Idrizi, ka thënë se edhe këtë vit do t’i subvencionojnë të rinjtë për t’i aftësuar me anë të trajnimeve në të mësuarit e gjuhëve të huaja si dhe në profesione të ndryshme, raporton Ekonomia Online.

“Edhe këtë vit do të subvencionojmë 100% të rinjtë tanë që përfundojnë me sukses aftësimin profesional në Diakonie Training Center dhe deri në 100 euro ata që ndjekin trajnimet për modulet e të mësuarit të gjuhës gjermane apo frënge në SPEEEX Education apo qendra të tjera të licencuara.

Profilet që do të subvencionohen në Diakonie Training Center janë instalues i ngrohjes qendrore, instalues i ujësjellësit dhe kanalizimit, instalues elektrik, qeramikë, knauf, fasadë dhe ngjyrosje, grim, rrobaqepësi dhe parukeri”, ka thënë Idrizi.

Postimi i plotë:

VAZHDON PËRKRAHJA PËR RININË🤩

Edhe këtë vit do të subvencionojmë 100% të rinjtë tanë që përfundojnë me sukses aftësimin profesional në Diakonie Training Center dhe deri në 100 euro ata që ndjekin trajnimet për modulet e të mësuarit të gjuhës gjermane apo frënge në SPEEEX Education apo qendra të tjera të licencuara.🎓

Profilet që do të subvencionohen në Diakonie Training Center janë instalues i ngrohjes qendrore, instalues i ujësjellësit dhe kanalizimit, instalues elektrik, qeramikë, knauf, fasadë dhe ngjyrosje, grim, rrobaqepësi dhe parukeri.

Vitin e kaluar kemi subvencionuar 1219 të rinj në shumën prej 127,060.00 euro që kanë ndjekur trajnimet në SPEEEX Education dhe qendra tjera, si dhe 37 të rinj në shumën prej 9,100.00 euro që kanë përfunduar me sukses aftësimin profesional në Diakonie Training Center.👩‍🎓👨‍🎓

TË RINJTË, prioritet i padiskutueshëm i yni!✅

Të ngjashme