Komuna e Vushtrrisë tregon se në cilat rrugë është gjendja e rënduar pas reshjeve të shiut

Prishtinë | 17 Sht 2022 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se pas reshjeve të pandërprera të shiut, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim që nga orët e mëngjesit është vënë në gjendje gatishmërie.

Në njoftimin e kësaj komune thuhet se ekipet e kanë dalë në terren dhe për së afërmi kanë vëzhguar situatën.

“Gjendje më e rënduar është në rrugën “Lidhja e Lezhës”, në të cilën, për shkak të mungesës së pusteave të ujërave atmosferike në një segment të saj, uji ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve. Me angazhimin e komunës edhe ky problem pritet të evitohet shpejt. Ekipet e DMSH-së vazhdojnë të monitorojnë gjendjen në terren, për të cilën qytetarët do të jenë të informuar me kohë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme