Komuna i lë në baltë banorët e një lagjeje në Mramor

Prishtinë | 14 Jan 2018 | 09:26 | Nga

Banorëve të lagjes “Spahija”, të fshatit Mramor, edhe këtë dimër iu duhet të kalojnë nëpër këtë rrugë.

Ata ankohen se rruga e paasfaltuar po u sjell vështirësi në qarkullim, raporton KTV.

Komuna nisi punimet në këtë rrugë, ku bëri gërryerjen e tokës, por nuk e vazhdoi punën tutje.

Komuna ka shtruar në kubëza disa rrugë në lagje të tjera të këtij fshati, por në njërën punën e la në gjysmë.

Së fundmi, Komuna ka qenë në fushatë duke zgjedhur qeverisjen e re. Për më tepër drejtori i infrastrukturës, Hysen Durmishi, nuk është riemëruar në këtë pozitë. Megjithatë, në komunë kanë dhënë një arsye për punët e lëna në gjysmë.

Kryetari Shpend Ahmeti gjatë tërë kohës përmend rrugët e shtruara nëpër fshatra, por banorët e këtyre të fundit megjithatë kanë votuar kundër tij në zgjedhjet e fundit lokale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme