Komuna mbyll rrugën “Rexhep Luci”, aksioni asistohet edhe nga Policia e Kosovës

Prishtinë | 01 Sht 2023 | 14:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me gjithë kundërshtimin e banorëve Komuna e Prishtinës ka vendosur të mbyllë për automjete një pjesë të rrugës “Rexhep Luci”, raporton Ekonomia Online.

Veturat të cilat po tentojnë të hyjnë në këtë rrugë nuk po lejohen, ndërkohë që banorët që i kanë veturat e parkuara po refuzojnë t’i largojnë.

Në këtë rrugë janë dërguar merimangat për të larguar veturat që janë aty.

Aksioni është duke u asistuar edhe nga Policia e Kosovës, ndërkohë që disa banorë janë duke kundërshtuar.

Në vendngjarje ka dalë edhe drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu.

Ai ka thënë për Ekonomia Online se si Drejtori janë të obliguar që të zbatojnë vendimin e kryetarit Përparim Rama në lidhje me mbylljen e rrugës “Rexhep Luci”.

“Ne si drejtori e shërbimeve publike vendimin na ka obliguar vetëm me implementuar mbylljen e rrugëve. Ndërsa si projekt për me prezentu përgjegjës janë Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Drejtoria e Parqeve për arsye se si projekt do të menaxhohet nga këto dy drejtori. Ndërsa ne si Drejtori e Shërbimeve Publike me këtë vendim të kryetarit Rama jemi të obliguar që ta respektojmë dhe implementojmë vendimin e tij. Vendim i cili thotë që rruga ‘Rexhep Luci’ dhe rruga ‘Qamil Hoxha’ prej datës një shtator me u mbyll. Ne jemi obliguar që si drejtori menaxhojmë me hapësirat publike, në të njëjtën kohë menaxhojmë edhe pjesën e parkingjeve”, ka thënë ai.

Ai tha se në lidhje më mbylljen e kësaj rruge ka pasur takime me qytetarët e dëgjime publike, ku sipas tij, përgjegjësi e mbylljes se rrugës është Drejtoria Investimeve Kapitale dhe Drejtoria e Parqeve, e cila ka bërë analizat dhe matjet e nevojshme.

“Me sa e di ka pasur takime, dëgjime publike por siç e ceka edhe në fillim është Drejtoria Investimeve Kapitale dhe Drejtoria e Parqeve ata të cilët kanë ndërtuar projektin, besoj që kanë bërë analize kanë bërë gjitha matjet e nevojshme të cilat duhet me u ba para se me u bë edhe projekti dhe me u bë edhe implementimi. Nuk ka rezistencë mundet me pas ndonjë keq kuptim, mundet me pas qytetar të cilët mendojnë që duhet me pas diskutim, por sido që të jetë kjo pjesë pastaj që i takon dy drejtorive të tjera”, u shpreh ai.

Ai tha se sot është para se të mbyllet rruga “Rexhep Luci” wshtw mbyllur edhe rruga “Qamil Hogja”.

“Po ne para rrugës ‘Regjep Luci’ kemi respektua edhe kemi implementuar vendimin e kryetarit Rama në rrugën ‘Qamil Hoxha’ pastaj jemi në rrugën ‘Regjep Luci’ edhe do të vazhdohet edhe me vendimin e tret aty jemi duke pritur edhe nga sektori i mobilitetit me u përfunduar projekti, në momentin që përfundon projekti atëherë fillojmë me implementim, nuk ka as një ndryshim, nuk ka shfuqizim të vendimit, nuk kemi marr dokument i cili thotë ndryshe përveç vendimit që tani e kemi”, tha ai.

E të pakënaqur nga mbyllja e kësaj rruge u shprehen qytetarët e kësaj lagje.

Një qytetar i kësaj lagje tha se tani ju është vështirësuar hyrja për në shtëpitë e tyre.

“Lëvizja për me hy e me dal në shtëpitë tona është e vështirësuar. Pse nuk i largoni ato, çfarë interesi e ke me i larguar veturat tona. Kemi nevoja, kemi fëmije, kemi pleq, kemi emergjenca, kemi nevoja për me furnizuar familjet tona”, tha ai.

Granit Zeka, banor i kësaj lagje tha se ky vendim nuk është në të mirën e qytetarëve, sipas tij, në përgjithësi vendimet që është duke i marr kryetari Rama nuk janë ne favor të banoreve.

“Unë nuk mendoj që është vendim pro qytetarëve për shkak se ambiciet e kryetarit kanë qenë të mirë, atëherë nuk janë të arsyeshëm ato arsye që na kanë dhënë janë pak pa lidhje. Sepse një prej arsyeve ka qenë që nuk ka gjelbërim të mjaftueshëm në rrugën tonë që është shumë gjë që mund të rrezohet menjëherë, sepse ka peme. E dyta ka thënë që nuk ka hapësire që të ecin këmbësoret edhe prej këtyre trotuareve mundem me thanë që janë trotuaret me te mëdhenj që janë në qytet. Ka qenë edhe puna e parkingut. Me duhet edhe kerri për të ardhur deri naltë se një i afërm i jemi, prindërit e mi që janë të vjetër nëse me duhet me i dërgua në qendër emergjente ose diçka atëherë menjëherë krijohet një problem. Në përgjithësi aksionet e kryetarit nuk kanë qenë të favorshme për ne”, tha ai për EO.

Vendimi për mbylljen e kësaj rruge, një pjese të rrugës “Qamil Hoxha” si dhe rrugëve dhe rrugicave në kampusin universitar, është publikuar nga Komuna më 21 gusht dhe është thënë se do të hyjë në fuqi nga një shtatori (sot). Rrugët në kampusin universitar nuk janë mbyllur të hënën.

Të ngjashme