Komuna rrënon objektin pa leje

Prishtinë | 18 Gus 2016 | 17:04 | Nga

Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës po vazhdon me punët e përditshme në terren, duke evidentuar parregullsi dhe duke ndërmarrë masa në secilin rast.

Inspektorët nga Sektori i Ndërtimit kanë evidentuar ditë më parë ndërtimin pa leje të një aneksi të shtëpisë në “Lagjen e Profesorëve”.

Siç thuhet në njoftim, palës i është lënë thirrja për paraqitje në Inspeksion, dhe pasi nuk është përgjigjur, i është lënë aktvendimi përmes të cilit urdhërohet që menjëherë të fillojë rrënimin e aneksit përkatës, dhe ta kthejë hapësirën në gjendjen e mëparshme.

“Meqë një gjë e tillë nuk ka ndodhur, Drejtoria e Inspeksionit ka ndërmarrë sot aksion duke e penguar degradimin e mëtutjeshëm dhe duke rrënuar atë aneks, ashtu siç do të veprojë në secilin rast ku ka shkelje të tilla”, thuhet në komunikatë.

rrenim objekti rrenim objekti1 rrenim objekti2 rrenim objekti3

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme