Komunat, zyrat e Prokurorisë dhe ndërmarrjet publike – perceptohen si më të korruptuarat, sipas studimit të Odës Ekonomike Amerikane

Prishtinë | 30 Mar 2023 | 15:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Institucionet më të korruptuara në vend janë Komunat, zyrat e Prokurorisë dhe ndërmarrjet publike, thotë anketa e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), e cila ka realizuar Studimin mbi Perceptimin e Korrupsionit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Për të pestin vit me radhë, OEAK në bashkëpunim me Programin e USAID-it për Drejtësi Komerciale, ka realizuar Studimin mbi Perceptimin e Korrupsionit në Kosovë.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), tha se krahas bizneseve që e shohin korrupsionin prezent në Kosovë, ka edhe të atillë që e thonë të kundërtën, ndonëse me një përqindje të vogël.

“Mbi 46% të tyre e vlerësojnë korrupsionin si çështje kritike. Ekziston një numër i vogël i bizneseve që mendojnë se nuk ka korrupsion, vetëm 4.5% e thonë të kundërtën. Anketa është kryer me 198 biznese, në të gjithë rajonin e Kosovës, pra 7 rajone. Si ka lëvizur korrupsioni në 5 vite, ky është një indikatorët pozitiv. Ndryshimet në Qeveri megjithatë kanë ndikuar në perceptimin e bizneseve. Ndër format më të zakonshme në vendin tonë është, nepotizmi është forma më e dytë më shprehur”, u shpreh Zeka, teksa tregoi edhe faktorët kryesor për nivelin e korrupsionit në vend.

“Tek faktorët që ndikojnë në korrupsion janë sundimi i dobët i ligjit, mungesa e vullnetit politik për ta luftuar korrupsionin. Institucionet më të korruptuara janë komunat, ndërmarrjet publike. 10 për qind e respondentëve vlerësojnë se përmbaruesit privat janë të korruptuar. Dallimi më i madh është ndërmjet atyre që besojnë se ka korrupsion me ata që nuk besojnë. 31 për qind janë ballafaquar me korrupsioni ndërsa 36 për qind jo”, tha Zekaj.

Nertilë Latifi, nga USAID, tha se arsyeja e mosraportimit të korrupsionit nga bizneset është frika nga hakmarrja nga institucioni i caktuar.

“Sa i përket zyrave të prokurorisë nga vendi i tetë kanë lëvizur në vendin e dytë sivjet. Në sektorin privat, këto janë rezultate që kanë ardhur nga bizneset. Arsyeja se pse bizneset ngurrojnë ta raportojnë korrupsionin, është frika e hakmarrjes ndaj biznesit nga ai institucion”, tha Latifi.

Të ngjashme