Komunës i kërkohet të ndaj buxhet për 20-vjetorin e çlirimit të Prishtinës

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 14:24 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka vazhduar punimet ku me 36 vota pro ka miratuar propozim-vendimin për Planin Vjetor të Punës për vitin 2019-të, raporton Ekonomia Online.

Asamblisti i PSD-së, Adrian Berisha, kërkoi që në muajin prill të ndahet buxhet për 20-vjetorin e çlirimit të Komunës së Prishtinës.

“Këtë vit shënojmë 20-vjetorin e çlirimit të Prishtinës. Kam dorëzuar kërkesë në drejtim të kryetarit Ahmetit me kremtu 20-vjetorin me 20 aktivitete të ndryshme në qershor duke parë anët pozitive që nuk është gjendja aq e keqe sa në vitin 1999”, tha Berisha.

Asamblisti i LDK-së, Vlora Dumoshi, kërkoi që muaji tetor të konsiderohet si muaji i rinisë dhe të futet në kalendarin e komunës.

“Komuna e Prishtinës me subvencione i përkrah grupet e ndryshme rinore e projekte të ndryshme. Muaji tetor është muaji i rinisë është mirë me pas kalendar edhe në kuvend është votu plani i veprimit të rinisë, u nda një buxhet është mirë me këto organizata rinore me bashkëpunu dhe muajin rinor me fut në kalendarin e komunës sonë”, tha Dumoshi.

E, asamblisti i PDK-së, Leutrim Retkoceri, kërkoi që data 28 nëntor të futet në kalendar dhe të mbahet seanca solemne për ndër të pavarësisë së Shqipërisë. Ai kritikoi se më 17 shkurt komuna nuk ka mbajtur seancë solemne fare, raporton EO.

“Më 17 shkurt nuk kemi mbajtur seancë solemne edhe pse ka qenë ditë e diel, kemi mundur me mbajt ditëve tjera shpresoj që të futet kjo ditë për tu mbajtur si seancë solemne”, tha Retkoceri.

Kryesuesi i Kuvendit, Agim Kuleta, u arsyetua për ditën e Pavarësisë se Kosovës se festat e nivelit shtetëror të festohen nga niveli qendror ndërsa ato komunale të festohen në nivel komunal.

“Festat e nivelit shtetëror të festohen nga niveli qendror, ato që janë komunale t’i festojmë ne, ne jemi konsultuar me të tjerët dhe kanë qenë të këtij mendimi të gjithë”, tha Kuleta.

Të ngjashme