Këshilli Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentit, ka mbajtur mbledhjen e rregullt me ç’ rast është diskutuar çështja e punësimeve të komuniteteve jo shumicë në sektorin publik.
Lendrit Çeli anëtar i këtij këshilli ka treguar që në Komunën e Rahovecit është anuluar një konkurs në zyrën për komunitete, për arsye që ai i quan banale, raporton Ekonomia Online.
“Unë i përkas komunitetit egjiptian në këshillin konstitutiv për komunitete pranë zyrës së presidentit. Jam munduar që sot të diskutoj për dy çështje. Jam mundu që të diskutoj për anulimin e konkursit për zyrën në komunitete dhe kthim në komunën e Rahovecit i cili dështon që tetë herë”, ka thënë ai.
“Në atë konkurs thuhet që në këtë zyre të jetë një pjesëtarë nga komunitetet të paktën jo serbe për qëllime banale për shkak se thonë që nuk ka konkurrentë të mjaftueshëm që të jenë në zyrën për komuniteteve. Në anën tjetër unë kam takuar së paku tre zyrtarë të komuniteteve të cilët janë të diplomuar në mënyrë që iu jepet përparësi që të jenë pjesë e zyrës për komunitete dhe kthim”
Komunitetet jo shumicë në Kosovë, sipas këtij anëtari të këshillit janë të diskriminuar pasi sipas tij përparësi i jepet komuniteti shumicë në Kosovë, në këtë rast komunitetit Serb.
“Po diskriminimi në vendet e punës është i dukshëm dhe dallon nga komuniteti shumicë në këtë rast dallon nga komuniteti serb”, ka thënë ai.
Këshilli Konsultativ i Komuniteteve punon në kuadër të zyrës së presidentit të vendit. Takimet e këtij këshilli janë të rregullta për çdo muaj, kurse takimin me presidentin e kanë dy herë në vit.