Nën organizimin e Odës Ekonomike të Kosovës e mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, sot është hapur panairi ndërkombëtar “Prishtina 2018”, ku po marrin pjesë rreth 170 kompani nga vende të ndryshme, e 70 nga pjesëmarrësit janë nga Serbia, e për mirëseardhje një “cakërrim” të gotave me raki të ftoit të Serbisë si gjithherë zëvendëskryeministri i Kosovës i prin mikpritjes, ani pse Serbia kishte vrarë 12 mijë qytetar të tij, prej tyre 1,741 femra, 1,396 fëmijë nën moshën 18-vjeçare, ndërsa në altarin e lirisë kanë rënë 2,261 dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria, pastaj janë përdhunuar mbi 20 mijë gra kosovare, duke përzër 1 milionë qytetar, duke djegur mbi 100 mijë shtëpi, shteti kriminal serb ende po vazhdon luftën speciale ndaj Kosovës, si në aspektin politik, ekonomik e kulturor, pra ne po bëjmë tregti me armikun, një armik i keq dhe i pa mëshirë, ne ende po i hapim zemrën kompanive serbe, e që parimisht nuk jam kundër përderisa shteti i tyre kërkon falje, mirëpo ky shtet kriminal nuk respekton asnjë ligj të Republikës sonë, madje ka edhe plane për trazira, aneksim, mosbindje ndaj shtetit të njohur tash nga shumica e vendeve demokratike.
Republika e Kosovës shumicën e produkteve që i konsumon i importon nga vende të ndryshme, ndërkaq pjesa dërmuese nga ato vijnë nga shteti i Serbisë, dhe shpeshherë kemi hasur në media të shkruara dhe elektronike për problemet me produkte të importit, sidomos nga Serbia që sipas shumë hulumtimeve, janë edhe kancerogjene dhe kompanitë serbe kanë edhe linja të veçanta prodhimi për Kosovë pa kurrfarë standardi.
Republika e Kosovës në vitin 2013 ka importuar 285 milionë euro nga Serbia, sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, për periudhën janar-mars 2015, importet nga Serbia kapin vlerën 64,045,350.84, kurse eksportet 3,314,973.07, që përbën një deficit prej 90.16%.
Sipas ASK-së importet nga vendet e CEFTA-s në muajin shkurt 2018, arritën në 52.5 milionë euro, ose 25.6% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-13.2%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (14.7%), Maqedonia (4.4%), Shqipëria (4.2%) dhe B&H (2.0%).
Thjesht Serbia për çdo vit shet rreth 500 milionë euro mallra në tregun e Kosovës, përderisa eksportet e Kosovës drejt shtetit fqinj nuk janë më të larta se 20 milionë euro, gjithashtu edhe Presidenti i Serbisë disa ditë më parë u kishte bërë thirrje kompanive serbe që të marrin pjesë sa më shumë në panairin e Prishtinës, ose në “ tokën e shenjtë” sipas serbëve.
Pjesëmarrja e vetëm një kompanie në këtë panair nga shteti ëmë për mendimin tim është skandal në vete, si janë të qetë ata që organizuan një panair të tillë, andaj personalisht u bëjë thirrje konsumatorëve kosovar të bojkotojnë çdo produkt serb, kjo është “mikpritja” më e mirë për ata.
Bashkimi ekonomik i shqiptarëve është obligim për politik-bërësit e të gjitha trojeve ku banojnë dhe jetojnë shqiptarët. Nuk mjaftojnë vetëm mbledhjet e përbashkëta të qeverive tona, duhet të vihen në praktikë gjërat. Bashkimi ekonomik do të thotë ndikimi i të gjitha forcave të shoqërisë në përmirësim të situatës ekonomike, sidomos të Kosovës dhe Shqipërisë, pa harruar edhe komunat e Kosovës lindore, shqiptarët në Malin e Zi dhe shqiptarët në Maqedoni e Çamëri.
Kosova dhe Shqipëria duhet urgjentisht të fillojnë ti bashkojnë odat ekonomike, dhe të kenë një strategji të përbashkët të zhvillimit të shqiptarëve kudo që ata jetojnë.
Andaj mos e leni në dorën e matrapazëve ekonomin e vendit, ky vend meriton më mirë.
Republika e Serbisë me klasën politike që ka në pushtet ende vazhdon të konsideroj Kosovën pjesë të sajë, madje e ka edhe në Kushtetutën e vet, ka një diplomaci të tërë kundër Republikës së Kosovës, nuk ka fushë që nuk është duke e dëmtuar Kosovën, a ne ua pimë rakinë e ftoit edhe atë duke u zgërdhi.
Kur s’ke turp bënë çfarë të duash…