Konfirmohen 29 raste të reja të coronavirusit në Turqi

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Ministri turk i shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se 29 persona janë diagnostikuar me coronavirus së fundi në Turqi, duke e çuar në 47 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar.

Ai tha se rastet e reja erdhën si pasojë e kontakteve me botën, më saktësisht me Shtetet e Bashkuara, Lindjen e Mesme dhe Evropën. Ministri gjithashtu njoftoi se tre të infektuar kishin ardhur nga vizita e Umres në Arabinë Saudite.

“Kontakti me botën do të vazhdojë të paraqesë rrezik”, tha Koca, duke e theksuar rëndësinë e zbatimit të masave parandaluese në mënyrë të prerë, shkruan “Anadolu”.

“Secili diagnostikim i ri është pikëllues, por paraqet siguri për ju. Në rastin e përhapjes, gjërat dalin nga kontrolli përmes panikut. Masat dhe paniku janë të kundërta me njëra-tjetrën. T’i mbajmë të forta masat”, shtoi ai.

Sipas faqes “Worldometer”, në botë janë mbi 88 mijë e 500 persona të infektuar me coronavirus. 93 për qind e tyre ndodhen në gjendje relativisht të mirë, ndërsa 7 për qind në gjendje kritike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme