Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i njohur i boksit, ka deklaruar se janë 3 alternativa në tavolinë në lidhje me revanshin midis britanikut Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr.
Dy mundësitë e para janë që dueli të zhvillohet sërish në Nju Jork, ashtu si herën e parë, më datat 29 nëntor ose 7 dhjetor.
Në të kundërt, alternativa e tretë është 14 dhjetori, por këtë herë sfida do të zhvillohet në Kardif (Uells).
Hearn për herë të parë ka dalë edhe kundër Joshua. “Shumë njerëz më thonë se Joshua nuk duhet të zhvillojë menjëherë revanshin me Ruiz. Unë jam dakord me ta, por kjo është dëshira e Joshua. Ky duel është një risk i madh për Anthony”, u shpreh Eddie Hearn në një intervistë për “Sports Illustrated”.
Sfida e parë mes dy boksierëve, zhvilluar më 1 qershor në Nju Jork, u fitua nga Ruiz.
Ai mori eedhe titujt kampionë bote në peshën e rëndë, tituj që i mbante britaniku.
“Për revanshin është një sfidë mes Nju jorkut dhe Kardifit. Këto 3 data që ju thashë (29 nentor, 7 ose 14 dhjetor) janë alternativat e vetme. Jam i sigurtë që revanshi do të jetë i jashtëzakonshëm dhe mjaft tërheqës, më i bukur se i pari”, tha Hearn.