Konfirmohet rasti i parë i shqiptarit me Coronavirus

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Ditën e sotme është konfirmuar rasti i parë i një shqiptari nga Kuçova i prekur nga koronavirusi banues në Codogna, në Itali, ai është 43 vjeç.

I shtruar në spital e të afërmit thonë se e ka kaluar virusin, por vazhdon të qëndrojë në spital shkruan oranews.

Nuk japin më shumë informacion për shkak të ruajtjes së privatësisë, por thonë që ai tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa deri me tani në Shqipëri dhe në Kosovë ende nuk është konfirmuar asnjë rast me koroanvirus.

Sa i përket Italisë, gjendet në një situata emergjente për shkak të rasteve të shumta të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi.

Rreth 16 milionë italianë janë duke u karantinuar, ndërsa qeveria mori masa të mëdha në përpjekje për të parandaluar përhapjen e shpejtë të koronavirusit, transmeton Gazeta Metro.

I gjithë rajoni i Lombardisë, që përfshin kryeqytetet financiaree si Milano, dhe 14 provinca në katër rajone tjera janë izoluar, pasi Italia shënoi rritjen më të madhe të rasteve ditore që nga shpërthimi i koronavirusit me 21 shkurt.

Muzetë, palestrat dhe pishinat gjithashtu do të mbyllen dhe pushimi do të anulohet për të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor, sipas dekretit. Dasmat dhe funeralet do të pezullohen. Numri i infeksioneve në Itali u rrit me më shumë se 1200 raste në 24 orët e fundit, duke raportuar kështu numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme