Konfirmon Policia: Aksidenti në magjistralen Gjakovë-Prizren ishte mes një motoçiklete dhe veture, ngasësi ka ndërruar jetë

Prishtinë | 07 Maj 2023 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Një person ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme pas një aksidenti që ndodhi në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 14:05 dhe të përfshirë në aksident kanë qenë një motoçikletë dhe një veturë, ku për pasojë ka ndërruar jetë ngasësi i motoçikletës.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, i cili ishte 33 vjeçar.

“Rreth orës 14:05 ka ndodhur aksident trafiku në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren). Të përfshirë në aksident kanë qenë një motoçikletë dhe një veturë ku për pasojë ngasësi i motoçikletës ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor në vend-ngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull i lindur në vitin 1990. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, deklaroi Elezaj.

Të ngjashme