Konfiskohen 45 kg substancë narkotike (Foto)

Prishtinë | 07 Sht 2016 | 14:54 | Nga

Konfiskohen mbi 45 kilogramë substancë narkotike dhe arrestohen tre persona të dyshuar për veprën penale ”blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, të martën ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, nën dyshimin e bazuar se disa persona po kryenin veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Mitrovicës, dhe personat e cekur më poshtë janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës gjatë shitblerjes së substancës së dyshuar narkotike.

  1. D. lindur me 1986 m/sh/k;
  2. Xh. lindur me 1966 m/sh/i Shqipërisë;
  3. M. lindur me 1965 m/sh/i Shqipërisë;

Bastisja është realizuar në shtëpinë e të dyshuarit të parë, me ç’rast janë konfiskuar:

45.8 kg substancë narkotike;

4 telefona mobilë;

Një veturë e tipit golf V.

Është njoftuar edhe prokurori kompetent dhe me vendim të tij të dyshuarit e lartcekur dërgohen në qendrën e mbajtjes prej 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme