Konfiskohen armë në fshatin Bardh i Madh në Fushë Kosovë

Arkiv
Prishtinë | 06 Qer 2018 | 14:59 | Nga

Dje rreth orës 17:00, njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës kanë kryer një operacion bastisjeje në një shtëpi në fshatin, Bardh i Madh ku kanë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri.

  • një pushkë gjuetie,
  • një pushke gjysmë automatike M48,
  • një pushke automatike AK47, si dhe
  • 61 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar I. G,  mashkull, 56 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Ndaj tij  është iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I njëjti është intervistuar nga e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme