Konfiskohen mbi 28 kilogramë drogë në Vërmicë

Prishtinë | 27 Nën 2020 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Policia dje në Vërmicë ka konfiskuar dy çanta ku kishte 50 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë totale prej 28 kilogramë e 686.8 gramë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njësiti policor gjatë vëzhgimit ka vërejtur dy të dyshuar duke hyrë nga territori i Shqipërisë në drejtim të Kosovës, të cilët kishin nga një çantë në krahë me përmasa të mëdha.

Të dyshuarit pasi i kishin vërejtur policinë, i lëshuan çantat në tokë dhe ikën në drejtim të Shqipërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme