Konfiskohen produkte pa afat në pastiqeri në Mitrovicë

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 14:08 | Nga

Në vazhdën e aktiviteteve për të mbrojtur konsumatorët, inspektorët e Komunës së Mitrovicës kanë gjetur dhe konfiskuar në Pastiqerinë Jaffa, mbi 300 produkte me afat të skaduar, të cilat paraqesin rrezik për qytetarët që i konsumojnë prodhime të ndryshme në këtë pastiqeri.

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës, Hysni Ahmeti, ka njoftuar se inspektorët e tij kanë konfiskuar në pastiqerinë e lartpërmendur 328 paketime prej 200 gramësh margarinë Teremyag- Ulker dhe Bizim.

“Inspekcioni komunal është i vendosur dhe i përkushtuar që në Komunën e Mitrovicës të ketë rend e rregull, të ketë respektim të ligjit dhe rregulloreve komunale, që konsumatorët të jenë të sigurt në ushqimet që i konsumojnë, që qytetarët të kenë siguri në trafik etj., andaj edhe për këtë janë ndërmarrë një sërë aksionesh që po japin rezultate. Një nga këto aksione është edhe ky për kontrollimin e cilësisë dhe afatit të produkteve që i konsumojnë qytetarët”, tha ai.

Që puna e inspektorëve për të mirën dhe në mbrojtje të qytetarëve të jetë edhe më e suksesshme dhe efikase, drejtori Ahmeti kërkon bashkëpunim më të ngushtë të qytetarëve me inspektorët e Komunës së Mitrovicës.

Image may contain: 5 people, people standingImage may contain: foodNo automatic alt text available.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme