Konfiskohet një kallashnikov në Mitrovicë

Mitrovicë | 04 Kor 2018 | 12:44 | Nga

Policia në Mitrovicë ka pranuar një informatë, se në rrugën  “Mbretëresha Teutë” në një pikë kontrolli gjatë kontrollimit të një automjeti të ndaluar ka marrë informatën se në telefonin e të dyshuarit kishte disa incizime duke shtënë me armë.

“Urdhër kontrolli u realizua mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për posedim të armës, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në fjalë, është konfiskuar një armë automatike A47, dy (2) karikatorë dhe njëzet e një (21) fishekë të së njëjtës armë.

Po ashtu është arrestuar i dyshuari E. B., 23 vjeçar, i cili dyshohet se ka pasur në posedim armën dhe dëshmitë tjera dhe pas procedurave intervistuese i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme