Konfiskohet një revole, arrestohet një person në Prishtinë

Prishtinë | 15 Dhj 2020 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Policia e rajonit të Prishtinës me qëllim të ruajtjes dhe ngritjes edhe më tej të nivelit të sigurisë ka organizuar punën e saj në drejtim të gjetjes së armëve të poseduara pa autorizim.

Në kontekstin e kësaj, dje rreth orës 18:00, në hyrje të Prishtinës, ka ndaluar veturën BMW me targë Kosove, dhe pas një kontrolli të detajuar ndaj personave dhe veturës ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj:

Një (1) revole të tipit HS/9, kalibër 9 mm, si dhe gjashtëmbëdhjetë (16) copë fishek, kalibër 9 mm, I dyshuari; M. P, mashkull 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme