Konfiskohet një veturë, kishte dokumente të falsifikuara

Prishtinë | 27 Jan 2017 | 10:44 | Nga

Njësiti policor gjatë një kontrolli rutinor në Gjilan, ka ndaluar veturën Mercedes dhe gjatë kontrollit është vërejtur se kishte vendosur targa që ishin të një veture tjetër ndërsa automjeti ishte me librezë të qarkullimit të shtetit të Zvicrës ku edhe ishte i ç’lajmëruar.

Me urdhër të prokurorit vetura e dyshuar është konfiskuar ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme