Konjufca: Në themelin e Kosovës qëndron heroizmi i Jasharajve, urtësia e Rugovës dhe ideali i Adem Demaçit

Prishtinë | 17 Shk 2024 | 12:49 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se në themelin e Kosovës, qëndron heroizmi i familjes Jashari, urtësia e ish-presidentit Rugova dhe ideali i Adem Demaçit, raporton Ekonomia Online.

Në një fjalë rasti në seancën solemne për nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Konjufca ka rikujtuar rrugën plot mund të popullit të Kosovës deri në çlirim e pavarësim.

“Në themelin e Kosovës qëndron heroizmi i Jasharajve, urtësia e Rugovës dhe ideali i Adem Demaçit”, ka thënë Konjufca.

Ai tutje ka thënë se populli i Kosovës kishte duruar derisa bota demokratike u bind se aspirata e Kosovës ishte e drejtë dhe kur e pa që populli i Kosovës më parë e jep jetën sesa që i nënshtrohet Serbisë.

Konjufca ka thënë se kur ndërkombëtarët e panë që lufta ishte e pastë, ata e ndihmuan Kosovën për ta larguar Serbinë.

“Ne duruam deri kur bota demokratike u bind se kemi të drejtë. Kur bota e pa që më parë e japim jetën sesa nënshtrohemi para Serbisë dhe kur e pa që lufta jonë është e pastër, na ndihmoi për ta larguar dikatorin”, ka thënë Konjufca.

“Si popull, e kemi edhe durimin edhe guximin”, ka shtuar tutje ai.

Konjufca ka thënë se Kosova nuk i harron aleatët pa të cilët rruga e Kosovës do të ishte e pamundur.

“Nuk i harrojmë miqtë tanë pa të cilët rruga jonë do të ishte e pamundur, veçanërisht SHBA-në dhe shtetet e BE-së. gjithashtu edhe NATO-n që e ndali gjenocidin e Serbisë në Kosovë.”, ka potencuar Konjufca.

Të ngjashme