Konjufca ngushëllon për dy ngjarjet tragjike në Serbi

Prishtinë | 05 Maj 2023 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka ngushëlluar prindërit dhe familjarët e dy ngjarjeve tragjike në Beograd që ndodhën në këtë javë.

“Shpreh ngushëllimet më të thella për prindërit dhe familjarët e viktimave të dy ngjarjeve tragjike në Beograd!”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Ai tha se këto ngjarja janë të rënda kudo që ndodhin.

“Ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda dhe krijojnë pikëllim për këdo dhe gjithkund, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë dhe civilë, e sidomos kur një nga këto krime të kësaj natyre të rëndë ndodh në një shkollë. Uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit!”, ka thënë Konjufca.

Të ngjashme