Konjufca ngushëllon Senatin e Parlamentit çek, për vdekjen e kryesenatorit Kubera​

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami, ka ngushëlluar kryetarin në detyrë të Senatit të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Jiří Růžička, për vdekjen e kryetarit të deritashëm të Senatit, Jaroslav Kubera.

“Shkëlqesia Juaj,

Më dhimbje të thellë mësuam lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të ish-kryetarit të Senatit dhe mikut tonë, Shkëlqesisë së Tij, z. Jaroslav Kubera.

Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për ju, popullin tuaj dhe familjen Kubera.

Z. Kubera udhëhiqte dhe frymëzonte me mençuri dhe kompetencë në Senatin e Republikës.

Ai do të mbetet një figurë e nderuar në mesin e miqve dhe kolegëve për kontributin e tij të çmuar që solli në skenën politike të Republikës së Çekisë dhe në Bashkimin Evropian.

Lutjet tona shkojnë së bashku me popullin e Republikës së Çekisë dhe familjen Kubera.

Ju lutem, pranoni konsideratën time më të lartë për Ju dhe për vendin tuaj“, thuhet në telegramin e kryeparlamentarit Konjufca.

Të ngjashme