Konjufca: Rritët rrogat për 100 ditë, çka bëni pas 200 ditësh?

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 15:18 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të  VV-së, Glauk Konjfuca në debatin për buxhetin ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj.

Konjufca tha se është një vendim i keq dhe barrë e madhe buxhetore, rritja e pagave.  Ai në formë ironie ka pyetur se kur të bëhen 200 ditë, çka do të ndodh.

“Ministrat sot qenkan të gjithë këtu, problem paska qenë rritja e rrogave që ju me ardh këtu. Vendimi për me i rritë pagat e gjithë kësaj morie të ministrave e të mos flasim zëvëndësministrave, është barrë e madhe buxhetore, dhe një vendim shumë i keq”.

“Ky është një konflikt i qartë interesi, është shembull më i keq nëse zyrtarët publik shfrytëzojnë pozitën për me i rritë rrogën vetvetes. Ju vec 100 ditë i keni bë, cka do të bëhet kur të bëhen 200 ditë”.

Të ngjashme