Konjufca: Thaçi e Veseli pretenduan ta lidhin VV-në me terrorizmin

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 12:27 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka përfunduar dëshminë e tij lidhur me kallëzimin penal ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në rastin “Syri i Popullit”, raporton Ekonomia Online.

Pas dëshmisë, Konjufca ka thënë këto janë pretendimet e Thaçit dhe Veselit që të lidhin VV-në me terrorizmin .

“Deklarata ime në cilësinë e të dëmtuarit ishte për deklarimet e rrejshme në betim të Thaçit e Kadri Veselit të cilët me prapavijë politike dhe me një qëllim të keq kundër VV-së e Albin Kurtit dhe kundër meje kanë deklaruar se jemi themelues të organizatës “Syri i Popullit” dhe që kemi shkruar komunikata të UQK-së që lidhen me vrasjet gjatë luftës dhe pas luftës. Këto janë pretendimet e atyre që të lidhin VV me terrorizmin dhe kjo është e papranueshme për ne dhe kjo është arsyeja pse kemi paditur Thaçin e Veselin që kanë bërë deklarata të rrejshme”, tha ai.

Ai tha se Thaçi dhe Veseli kanë synim politik që duke e konsideruar VV-në kundërshtar ta diskualifikojnë Albin Kurtin dhe VV-në.

“Ata kanë synim politik q te duke e konsideruar VV-në kundërshtar politik që të na diskualifikojnë VV-në, Albin Kurtin, por edhe mua. Është një lajm i mirë që në fund prokuroria po aktivizohet dhe që në Kosovë nuk mund të pritet me vite të tëra kur janë krerët e shtetit dhe ata me deklaratat e tyre e konsiderojë dirigjues të drejtësisë. Thaçi ka thënë unë e zgjeroj aktakuzën në drejtim të Albin Kurtit e Konjufcës thuaj se ai është vet prokurorë”, tha Konjufca, raporton EO.

Të ngjashme