Konstatohet skandali i ortopedit kosovar

Prishtinë | 06 Tet 2016 | 08:40 | Nga

Pas tri vjetësh, kur është paraqitur rasti në Polici, ekspertiza e kryer me kërkesë të Prokurorisë në Gjermani për pacienten N. Berisha ka rezultuar se ortopedi kosovar Visar Nushi ka bërë gabime trashanike gjatë matjeve të shkallës së skoliozës. Nushi i kishte vënë pacientes diagnozë dhe terapi të gabuar, duke u bazuar në matjet e gabuara të shkallës së skoliozës

Gabime të rënda mjekësore janë konstatuar në ekspertizën e kryer në Gjermani për pacienten nga Prishtina N. Berisha, për të cilën Policia kë bërë kallëzim penal tash e disa vjet ndaj ortopedit kosovar doktorit Visar Nushi.

Si pasojë e mjekimit joadekuat nga ana e tij, familjarët e pacientes kanë denoncuar doktorin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, për çka kurrizi i vajzës kishte marrë formën e germës S. Për këtë doktor Nushi po vazhdon të hetohet nga Prokuroria vendore.

Në ekspertizën e kryer nga Dr. Mattias Hovel, shef i Klinikës së Ortopedisë së Fëmijëve në Klinikën Universitare të Essenit në Gjermani, përmenden gabime të rënda mjekësore të bëra nga ana e doktorit Visar Nushi. /Zëri/

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme