Konstituohet senati i UP-së, kryesues i përkohshëm zgjidhet Bujar Dugolli

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 13:22 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Senati i ri i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është konstituuar pas mbajtjes së zgjedhjeve të reja, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, si kryesues i përkohshëm i senatit të UP-së, derisa të zgjidhet rektori, u zgjodh Bujar Dugolli me 21 vota për.

Senati ka miratuar propozimet e Këshillave të Fakulteteve për emërimin e 14 dekanëve të ri për secilin fakultetet.

Pjesë e senatit janë personeli akademik, jo akademik dhe 6 përfaqësues të studentëve, ndërsa u aprovuan 35 mandate dhe 9 të tjera kanë mbetur për mbledhjen e radhës.

Senatorët nënshkruan deklaratën etike për senatorë të UP-së, që thuhet se do të kryejnë detyrat e tyre me nder dhe përgjegjësi.

Pas zgjedhjes si kryesues i përkohshëm i senatit të UP-së Bujar Dugolli ka thënë se është nderë për të edhe pse është afat shumë i shkurtë, raporton EO.

“Për mu është nderë edhe pse është afat i shkurtër dhe ky vlerësim i juaji është shumë me rëndësi”

“…ata të cilët votuan kundër kanë arsye sepse në mesin e juaj ka edhe njerëz më të mirë”.

Të ngjashme