Kontestohet vendimi i Kuvendit të Malishevës për shkarkim të drejtorit të gjimnazit

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vlerësuar se vendimi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, me të cilin kërkohej shkarkimi i drejtorit të gjimnazit “Hamdi Berisha” është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Niveli qendror pas shqyrtimit të ligjshmërisë ka pohuar se ky vendim nuk është në kompetencë të KK-së. Po ashtu, ka sqaruar se Kuvendi mund t’i rekomandojë kryetarit të Komunës ndërmarrjen e veprimeve lidhur me këtë çështje, shkruan sot Koha Ditore.

MAPL-ja përmes një shkrese të dërguar në adresë të kryetarit të Komunës, Ragip Begaj, dhe kryesuesit të KK-së, Rrahim Morina, ka bërë të ditur se bazuar në kompetencat ligjore ka pranuar në shqyrtim të detyrueshëm të ligjshmërisë “vendimin nr. 82-484 që kërkohet nga kryetari i Komunës për shkarkimin e drejtorit të shkollës ‘Hamdi Berisha’, Izet Hoti”, i miratuar më 16 nëntor 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme